Lamtumirë Juventus!

Mario Mandzukic mund të nxirret në shitje nga skuadra e madhe nga Torino.

Sport

24/04/2018 11:54

Mario Mandzukic është i gatshëm të largohet nga Juventus.

Sulmuesi kroat mund të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Rai Sport” raporton se Mandzukic mund të nxirret në shitje nga skuadra e madhe nga Torino, përcjell “lajmi.net”.

Shitja e Mandzukicit është pothuajse e sigurt pas një viti të vështirë të tij me “Bianconerët”.

Mandzukic ka zgjuar interesim nga disa klube të pasura nga Superliga e Kinës. /Lajmi.net/