Lamtumirë Inter, Skriniar në La Liga

Interes të fuqishëm për mbrojtësin kanë shfaqur Real Madridi dhe Barcelona.

Sport

14/02/2018 17:56

Milan Skriniar do të largohet nga Interi.

Ky është konkludimi i mediave spanjolle, pas paraqitjeve të shkqlyeshme të sllovakut në Serie A, përcjellë “Lajmi.net”.

Interes të fuqishëm për mbrojtësin kanë shfaqur Real Madridi dhe Barcelona.

“Los Blancos” duken favoritë, madje thuhet se edhe e kanë gati ofertën për mbrojtësin.

Ndryshe, Interi ka refuzuar një ofertë të majme nga Manchester City në janar për Skriniar, por duket e vështirë që do t’i sfidojë edhe stuhisë madriliene në verë. /Lajmi.net/