Lamtumirë Inter, klubi i ri paguan klauzolën e Icardit prej 110 milionë euro

Real Madrid është në bisedime për transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Merkato

16/01/2018 07:26

Mediat italiane nuk kanë dyshime: Real Madrid është në bisedime për transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Madje, e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se klubi i madh nga Santiago Bernabeu është i gatshëm të paguajë klauzolën për blerjen e yllit argjentinas.

Icardi së fundmi ka mohuar spekulimet në lidhje me largimin e tij nga Giuseppe Meazza, përcjell “lajmi.net”.

Por, “Corriere dello Sport” shkruan se Real Madrid është i gatshëm të paguajë 110 milionë eurot e caktuara si klauzolë në kontratën e Icardit me Interin. /Lajmi.net/