Lamtumirë Inter (FOTO)

Yuto Nagatomo ka pranuar se mund të largohet nga Inter.

Merkato

16/04/2017 10:10

Mbrojtësi i Interit, Yuto Nagatomo ka pranuar se mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Nagatomo shpeshherë është kritikuar nga tifozët e “Nerazzurrëve”.

Andaj, ai mund ta konsiderojë të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza gjatë afatit kalimtar të verës.

“Mund të mbetem në Inter, por edhe mund të largohem. Çka do që ndodh, unë do të vazhdoj të bëj atë që jam duke bërë tani”, deklaroi Nagatomo për “Nikkan Sports”, përcjell “lajmi.net”.

“Dua t’i dëshmoj trajnerit se jam në gjendje të mirë dhe jam i lumtur që kam luajtur në derbi ndaj Milanit”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy