Lamtumirë Inter!

Ekspertët e merkatos parashikojnë largimin e Mauro Icardit nga Inter, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

07/02/2018 13:12

Një nga agjentët e mirënjohur, Federico Pastorello, i cili bën parashikime të sakta të tregut se Mauro Icardi, do të jetë transferimi më i madh i verës.

Icardi është lidhur me një transferim te Real Madridi dhe Manachester United, kurse Pastorello beson se argjentinasi mund të jetë në lëvizje në përfundim të sezonit, transmeton “Albeu.com”.

“Icardi? Ai do të jetë transferimi më i madh i verës së ardhshme”, u shpreh Pastorello për Tuttosport.