Lamtumirë Inter

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Marco Fassone është larguar nga klubi.

Sport

18/09/2015 10:09

Inter ka vendosur të shkëpusë kontratën e drejtorit të përgjithshëm Marco Fassone.

Klubi milanez ka vendosur ta largojë Fassonen nga klubi, raportojnë mediat italiane.

Kurse, në rol të drejtorit sportiv së shpejti pritet të emërohet ish mbrojtësi Ivan Cordoba.

Inter e ka filluar mbarë sezonin e ri në Serie A me tri fitore të njëpasnjëshme.