Lamtumirë Evropë, Ancelotti befason me klubin e ri

Carlo Ancelotti do të drejtojë skuadrën e Guangzhou Evergrande.

Sport

24/10/2017 11:13

Carlo Ancelotti do të jetë trajner i ri i skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande.

“Nangang Daily” raporton se trajneri italian do të punojë në Kinë.

I shkarkuari nga Bayern Munich do të drejtojë skuadrën e Guangzhou Evergrande, përcjell “lajmi.net”.

Të freskët pas triumfit në Kampionatin kinez, me dy xhiro para përfundimit, klubi dëshiron ta vazhdojë suksesin me angazhimin e Ancelottit, në vend të Luis Felipe Scolarit. /Lajmi.net/