Lamtumirë Emery, PSG gjen trajnerin e ri

Paris Saint-Germain ka identifikuar një kandidat për trajner të ri.

Sport

07/12/2017 10:42

Unai Emery mund të largohet nga posti i trajnerit të Paris Saint-Germain.

Drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me lojën e skuadrës nga Parc des Princes dhe Emery mund ta pësojë me largim nga posti.

Në ndërkohë, mediat italiane raportojnë se klubi i pasur francez ka identifikuar trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri si pasardhës të tij, përcjell “lajmi.net”.

Allegri ka thënë se është i lumtur në Torino.

Por, ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në klub përtej këtij sezoni. /Lajmi.net/