Lamtumirë Drogba!

Didier Drogba do të tërhiqet nga karriera si futbollist.

Sport

13/03/2018 11:14

Sulmuesi i Phoenix Rising, Didier Drogba do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni.

Ylli nga Bregu i Fildishtë do të tërhiqet nga karriera si futbollist.

“Për mua është kënaqësi të luaj. Nivelin e lartë e arrita vonë. Por, vërtet kënaqem duke luajtur. Më pëlqen roli lojtar-pronar. Jam i rrethuar nga lojtarë shumë të rinj dhe më pëlqen t’ua përcjell njohurit. Por, ky sezon është i fundit për mua, sepse tani jam 40 vjeç”, deklaroi Drogba. /Lajmi.net/