Lamtumirë Dortmund

Robert Lewandowski do të largohet nga Borussia Dortmund. Sulmuesi polak ka bërë të ditur se do të braktisë gjigantin nga Bundesliga, në fund të këtij sezoni, kur edhe do të jetë futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Dortmundin. “Ndihem mirë këtu, por dua të provoj diçka të re”, deklaroi Lewandowski për të përditshmen…

Sport

06/11/2013 13:33

Robert Lewandowski do të largohet nga Borussia Dortmund. Sulmuesi polak ka bërë të ditur se do të braktisë gjigantin nga Bundesliga, në fund të këtij sezoni, kur edhe do të jetë futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Dortmundin.

“Ndihem mirë këtu, por dua të provoj diçka të re”, deklaroi Lewandowski për të përditshmen gjermane Bild. “Për momentin nuk dua të shpërqendrohem, do t’ju njoftoj për skuadrën time të re vetëm pas Vitit të Ri”, u shpreh ai.

Deri më tani, në mesin e skuadrave që janë përmendur si favorit për të siguruar shërbimet e golgeterit polak, është rivali i Bundesligës, Bayern Munich. Lewandowski, golashënuesi më i mirë këtë edicion në Bundesligë me 9 gola, kërkohet edhe nga Manchester United dhe Barcelona.

Kontrata e tij me Dortmundin do të skadojë në fund të sezonit, dhe klubi gjerman do ta humbë pa asnjë kompensim pas blerjes së tij për 4 milionë euro më 2010 nga Lech Poznan.