Lamtumirë Dortmund, Pulisic në Premierligë

Chelsea është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për yllin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic.

Sport

15/11/2018 10:45

Talenti amerikan me prejardhje kroate, ka qenë ndër lojtarët më përformancat më të mira sezonin e kaluar në Bundesligë me fanellën e Borussia Dortmund.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga skuadrat e mëdha të futbollit, përfshirë edhe Chelsea.

‘The Guardian’ shkruan se Pulisic është i hapur për një transferim në Premierligë, dhe Chelsea dëshiron të shfrytëzojë dëshirën e tij, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ e Londrës gjatë afatit kalimtar veror do të tregohen më konkretë, për të arritur marrëveshje me Dortmundin fillimisht, e pastaj do të tentojnë të bindin edhe 20 vjeçarin.

Pulisic është pjesë e Dortmundit që nga viti 2016, dhe në 76 paraqitje ka shënuar 10 gola./Lajmi.net/