Lamtumirë Dortmund, Aubameyang transferohet në Premierligë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke punuar që të transferojë në ‘Anfield Road’ sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Sport

18/06/2017 18:04

27 vjeçari i Dortmundit, këtë verë ka qenë pjesë e shumë spekulimeve, ku flitet për interesimin e Chelsea, Manchester United, PSG dhe Manchester City.

Aubameyang ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2020, por ka shprehur haptas dëshirën për t’u larguar këtë verë.

E Klopp që ka punuar me të, dëshiron që sulmuesin nga Gaboni ta transferojë në Liverpool këtë afat kalimtar.

Për të blerë kartonin e Aubameyangit, Liverpooli duhet t’i paguajë Dortmundit 80 milionë euro./Lajmi.net/