Lamtumirë Donnarumma, Milan gjen zëvendësimin e tij

AC Milan dëshiron të nënshkruajë me portierin e Napolit, Pepe Reina.

Sport

09/03/2018 16:14

Pepe Reina shumë lehtë mund t’i bashkohet Milanit si transferim i lirë në fund të sezonit, për të zëvendësuar Gianluigi Donnarumman.

Italiani i talentuar mund të largohet nga Milani pas përfundimit të sezonit, e spekulimet janë rritur edhe më shumë pas deklaratave të bëra së fundi nga agjenti i lojtarit, Mino Raiola.

Si zëvendësim i mundshëm i Donnarummas, është portieri veteran i Napolit, Pepe Reina, të cilit kontrata me Napolin i skadon në qershor të këtij viti.

Lajmin për interesimin për Reina, e ka konfirmuar drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli.

“Ne e kemi informuar Napolin se dëshirojmë të flasim me agjentin e Pepe Reina, sepse duam ta shohim mundësinë që lojtarin ta sjellim në Milan”, ka deklaruar Mirabelli për ‘Sky Sport Italia’./Lajmi.net/