Lamtumirë Courtois, Chelsea gjen portierin e ri

Chelsea ka gjetur një portier të ri.

Sport

21/07/2018 14:27

Me Thibaut Courtois që konsiderohet më shumë jashtë Chelseat, drejtuesit e klubit kanë bërë një lëvizje të bujshme duke kërkuar Joe Hart nga Manchester City.

Portieri 31-vjeçar prej kohësh nuk është në planet e Guardiolës dhe dy sezonet e fundit ka luajtur i huazuar te Torino e më pas West Ham, ndërsa tani kërkon largimin përfundimtar, teksa Chelsea mund të jetë ekipi i tij i ardhshëm.

Oferta për Citizens është 5 milionë Paund, e cila duhet të pranohet pasi Hart ka vetëm një vit kontratë dhe klubi nuk dëshiron të mbajë një lojtar që nuk parashikohet të luajë me ekipin.