Lamtumirë Chelsea, Willian zgjedh klubin e ri

Chelsea ka kërkesë për largim nga klubi nga braziliani, Willian.

Sport

20/07/2018 07:08

Willian ka vendosur të largohet nga Chelsea.

Mesfushori ofanziv brazilian ka njoftuar menaxherin e ri, Maurizio Sarri se dëshiron të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Mundo Deportivo” raporton se e ardhmja e tij pritet të jetë në La Ligë, te skuadra e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Klubi katalan kërkon blerjen e Willianit pas dështimit në arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann. /Lajmi.net/