Lamtumirë Chelsea, Morata befason me klubin e ri

Alvaro Morata kërkohet nga një top klub nga Bundesliga.

Sport

18/05/2018 08:10

Borussia Dortmund ka kthyer vëmendjen te transferimi i Alvaro Moratas nga Chelsea nëse nuk arrijnë ta mbajnë Michy Batshuayi në marrëveshje përtej këtij sezoni.

“Blues” thuhet se janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Moratas pas një stinori me plot telashe në Stamford Bridge, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Por, sulmuesi spanjoll kërkohet edhe nga ish skuadra e tij nga Serie A, Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, suksesi i Batshuayi në Gjermani ka bindur Chelsean ta rikthejë belgun për t’i dhënë një shansë të re në Premierligë. /Lajmi.net/