Lamtumirë Chelsea, Luiz te rivali i madh nga Premierliga

David Luiz pritet të gjejë një klub të ri nga fillimi i vitit 2018.

Sport

17/11/2017 10:03

David Luiz do të largohet nga Chelsea, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi brazilian ka mosmarrëveshje me menaxherin Antonio Conte.

Andaj, ai pritet të gjejë një klub të ri nga fillimi i vitit 2018.

“Daily Star” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë prapë në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho është i gatshëm t’i ofrojë mundësinë e ribashkimit të tyre te skuadra nga Old Trafford. /Lajmi.net/