Lamtumirë Chelsea, Kante te top klubi nga La Liga?

N'Golo Kante ka ofertë për largim nga Chelsea dhe transferim në La Ligë.

Sport

13/07/2018 07:17

N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea duke u transferuar te një rival i madh evropian.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se francezi mund të shitet pas ardhjes së Jorginhos nga Napoli.

Dhe, ai ka zgjuar interesim nga Barcelona që është e gatshme që në ofertë ta përfshijë edhe mesfushorin Andre Gomes, përcjell “lajmi.net”.

Kante, reprezentues i Francës dhe finalist i Botërorit 2018, është objektivi i ri i gjigantit katalan. Barcelona kërkon një mesfushor të ri pas largimeve të Paulinhos dhe Andres Iniestas. /Lajmi.net/