Lamtumirë Chelsea, Courtois te një super klub i ri

Portieri Thibaut Courtois do të largohet nga Chelsea.

Sport

31/05/2018 07:42

Thibaut Courtois dhe Chelsea nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Portieri belg dhe klubi londinez përfundimisht pritet të ndahen gjatë afatit kalimtar të verës.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se Courtois është i gatshëm të gjejë një ekip të ri.

Ish portieri i Atletico Madridit ka zgjuar interesim nga Real Madrid dhe Liverpool. /Lajmi.net/