Lamtumirë Cavaliers, LeBron James zgjedh klubin e ri (FOTO)
LeBron James mund të nënshkruajë me një klub të ri nga NBA.
Sport
LeBron James pritet të lërë skuadrën kampione të Lindjes në vitin 2018, për të kaluar në Konferencën e Perëndimit.
Sipas një prej gazetarëve më të besueshëm sa i përket NBA, Adrian Wojnarowski, destinacioni i mundshëm për “The King” duket se do të jetë Los Angeles Lakers.
“Nuk ka asnjë garanci që James të qëndrojë te Cavaliers. Te Cleveland dhe në instancat e larta të NBA e dinë se ai është shumë pranë largimit nga Ohajo me destinacioni Kaliforninë dhe LA Lakers mund të ishte një zgjedhje e mirë”, shkruan Wojnarowski.