Lamtumirë Carrick!

Michael Carrick ka vendosur të mbyll karrierën e tij si futbollist në verën e këtij viti.

Sport

20/01/2018 08:39

Kapiteni i Manchester United, Michael Carrick do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori anglez ka vendosur të mbyll karrierën e tij si futbollist në verën e këtij viti.

Por, menaxheri Jose Mourinho ka njoftuar se do ta mbajë Carrickun pjesë të skuadrës së tij, përcjell “lajmi.net”.

36 vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik të skuadrës nga Old Trafford. /Lajmi.net/