Lamtumirë Bunjaki, super trajneri merr drejtimin e Kosovës (FOTO)

Safet Susic, ish-përzgjedhësi i Bosnjës dhe Hercegovinës ka marrë ofertë nga kreu i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Sport

27/06/2017 23:08

Ai mund ta zëvendësojë  përzgjedhësin aktual, Albert Bunjaki, i cili nuk pa ka rezultate.

Burime të gazetës Lajmi në Maqedoni, bëjnë me dije se përgjigja e legjendës së futbollit boshnjak Sushiqit ka qenë pozitive, por problemi qëndron te kërkesa e lartë e tij për pagë.

Kjo ka bërë që bisedimet mes FFK-së e kryetarit Vokrri me trajnerin boshnjak të ndërpriten momentalisht.

Safet Sushic e ka drejtuar Bosnjën dhe Hercegovinën për pesë vite nga 2009-2014.

62-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner, duke punuar më shumë në skuadra turke dhe franceze.