Lamtumirë boyfriend jeans, këtë pranverë të gjitha do të veshim mom jeans (Foto)

Pantallonat jeans ose thjesht xhinset janë një prej veshjeve që kanë sjellë një revolucion të vërtetë në industrinë e modës.

Lifestyle

17/05/2017 00:45

U krijuan në vitin e largët 1853 me qëllimin e vetëm për të qenë veshje pune për kërkuesit amerikanë  të arit, por shumë shpejt do të bëheshin një prej veshjeve më të dashura anekënd nëpër botë.

Ajo që i diferencon nga veshjet e tjera është aspekti i tyre praktik, komod, por edhe stil në të njëjtën kohë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 160 vjet nga krijimi i tyre, pantallonat jeans ndryshojnë, por edhe rikthehen vazhdimisht në modë, shkruan Living.al.

Nëse deri vjet mund t’ia keni hedhur paq duke përdorur xhinset e të dashurit ‘’boyfriend jeans’’, sivjet do rrëmoni nëpër dollapet e mamave.

Mom jeans, një prej modeleve ikonë të viteve ’80-’90 rikthehen si një prej trendeve më të bukura kësaj pranvere. /Lajmi.net/