Lamtumirë Bayern

Pep Guardiola do të largohet nga Bayern Munich pas skadimit të kontratës së tij, në verën e vitit 2016, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Sport

26/03/2015 09:11

Bayern Munich ka filluar kërkimin e pasardhësit të Pep Guardiolës, i cili do të largohet nga posti i trajnerit pas skadimit të kontratës në verën e vitit 2016, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Dhe, dy emrat më të përfolur për pasardhës të Guardiolës në Allianz Arena janë trajneri i Borussia Monchengladbach, Lucien Favre dhe strategu i Mainzit, Thomas Tuchel.

Në ndërkohë, Guardiola duket se do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën edhe gjatë sezonit të ardhshëm.