Lamtumirë Bayern Munich, Vidal i thotë “PO” klubit të ri

“Daily Mail” raporton se Arturo Vidal tashmë ka dhënë aprovimin e tij për transferim te Chelsea, me kërkesë të Antonio Contes.

Sport

11/11/2017 08:30

Arturo Vidal së shpejti do t’i thotë lamtumirë Bayern Munichut.

Inter ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Por, “Daily Mail” raporton se Vidal tashmë ka dhënë aprovimin e tij për transferim te Chelsea, me kërkesë të Antonio Contes, përcjell “lajmi.net”.

Pasi punoi me të në Torino, Conte dëshiron të ribashkohet me Vidalin në Londër.

Çmimi i transferimit të Vidalit besohet të jetë rreth 40 milionë euro. /Lajmi.net/