Lamtumirë Bayern Munich, Sanches te rivali i madh nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Renato Sanches mund të largohet nga Bayern Munich.

Sport

30/06/2017 07:23

Renato Sanches vështirë se do të mbetet në Bayern Munich edhe për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori portugez dështoi në vitin e tij të parë me gjigantin bavarez.

Andaj, mediat gjermane raportojnë se ai mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, edhe në formë të huazimit.

Kurse, në Itali janë shtuar zërat në lidhje me transferimin e tij në Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Në fakt, Sanches mund të jetë përforcimi i befasishëm i “Bianconerëve” për sezonin e ri. /Lajmi.net/