Lamtumirë Bayern Munich, Muller në Serie A (FOTO)

Thomas Muller drejt largimit nga Bayern Munich.

Merkato

07/09/2017 13:46

Thomas Muller mund të largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se ylli gjerman nuk ka sqaruar mosmarrëveshjet e tij me trajnerin Carlo Ancelotti.

Andaj, kjo ka shtuar mundësinë e largimit të tij nga klubi.

Ndërsa, “Tuttosport” shton se Juventus ka shprehur interesim për transferimin e Mullerit në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Muller spekulohet se kërkohet edhe nga Chelsea, Liverpool e Arsenal në Premierligë. /Lajmi.net/