Lamtumirë Bayern Munich, Lewandowski zgjedh klubin e ri

Robert Lewandowski te një prej klubeve më të mëdha në botë.

Sport

10/02/2018 08:49

Robert Lewandowski kohët e fundit është kthyer në orbitën e Real Madridit.

Gazeta spanjolle “Marca”, ditë më parë raportoi se sulmuesi polak është i interesuar për të shkuar drejt skuadrës madrilene.

Por, sot gazeta e përditshme polake “Prezeglad Sportowy”, shkruan për një takim mes zyrtarëve të Bayern Munichut dhe agjentit të lojtarit për të diskutuar rreth dëshirës së Lewandowskit për të luajtur Madrid.

Klubi gjerman ka mohuar një mundësi të tillë për momentin, por siç thotë Tomasz Wlodarczyk, dera nuk është mbyllur akoma.

Për më tepër, informacioni flet se Los Blancos kanë dërguar tek Cezary Kucharski, agjenti i lojtarit, se këtë herë mundësia e kryerjes së operacionit është më se reale.

Por, gjithçka që do të ndodhë thuhet se do të jetë në transparencë të plotë dhe se Reali po këmbëngul në transferimin e lojtarit që e sheh si zëvendësues të Benzemas.