Lamtumirë Bayern Munich, Lewandowski zgjedh klubin e ri

Robert Lewandowski dëshiron të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

20/04/2018 07:25

Robert Lewandowski ka vendosur të largohet nga Bayern Munich.

E përditshmja gjermane “Bild” raporton se sulmuesi polak dëshiron të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Lewandowski thuhet se ka njoftuar bashkëlojtarët e tij nga Bayern Munich, se dëshiron të nënshkruajë me Real Madridin, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund ta zë vendin e Karim Benzemas i cili pritet të nxirret në shitje, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/