Lamtumirë Bayern Munich, James në Serie A?

James Rodriguez mund të transferohet në Serie A.

Merkato

13/10/2017 07:26

James Rodriguez mund të largohet nga Bayern Munich.

Mesfushori kolumbian është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë te skuadra nga Allianz Arena.

Andaj, ai mund të vendos për largim nga klubi menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat italiane raportojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Juventus është një prej skuadrave që mund të shprehin interesim për transferimin e tij, në rast të një shifre të pranueshme. /Lajmi.net/