Lamtumirë Bayern Munich, James në Premierligë

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kërkon transferimin e Jamesit.

Merkato

18/01/2018 09:02

James Rodriguez mund të largohet nga Bayern Munich.

Mesfushori kolumbian ka zgjuar interesim nga një klub i madh nga Premierliga.

Mediat angleze raportojnë se menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kërkon transferimin e Jamesit, përcjell “lajmi.net”.

James ka nënshkruar marrëveshje të huazimit dyvjeçar në Bayern Munich nga Real Madrid.

Por, Klopp do të tentojë ta bind yllin kolumbian që t’i bashkohet klubit nga Anfield. /Lajmi.net/