Lamtumirë Bayern Munich, Bernat te rivali nga Liga e Kampionëve

Juan Bernat do të largohet së shpejti nga skuadra e Bayern Munichut.

Sport

30/08/2018 07:31

Juan Bernat është afër largimit nga Bayern Munich.

Mbrojtësi i krahut është në finalizim të negociatave për transferim në Paris Saint-Germain, raporton “Sky Sports”.

Skuadra kampione nga Bundesliga do ta lejojë largimin e Bernat pas interesimit për transferimin e tij nga rivali i madh nga Liga e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Marrëveshja pritet të arrihet mbi një bazë të pagesës prej 14 milionë euro. /Lajmi.net/