Lamtumirë Barcelonë

Portieri Victor Valdes i ka dhënë lamtumirën Barcelonës, nëpërmjet një letre të publikuar në uebfaqen zyrtare të gjigantit katalan.

Sport

14/05/2014 11:40

Victor Valdes largohet nga Barcelona.

Lajmi ishte i ditur tashmë një kohë të gjatë por është zyrtarizuar sot nga portieri nëpërmjet një letre të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit ku kaloi 12 vjet të karrierës.

“Është koha t’ju them lamtumirë të gjithë juve”, shkruan në letrën e Valdesit.

“Për fat të keq nuk kam mundur të largohem duke luajtur, por kështu e ka jeta dhe këtë vit me mua ka qenë mjaft e ashpër. Kam menduar se ku isha dhe ku kam arritur dhe kjo letër është për të gjithë ata që më kanë ndihmuar të jem këtu”.

Valdes më pas ka përmendur disa emra: “Oriol Tort, Jose Antonio Pozanco, Juan Manuel Asensi, Ursicinio Lopez, Albert Benaiges Antonio Olmo, Juan Carlos Pérez Rojo, Pep Segura, Quique Costas, Joan Vila, Jordi Castel…Të gjithë këta mjeshtër që më kanë ndihmuar të bëhem atleti që desha të bëhesha, dhe të arrij të bëhem portier në Camp Nou”.

Valdes iu falënderua të gjithëve, dhe e mbylli letrën me thirrjen: “FORÇA BARÇA!”.