Lamtumirë Barcelona, Yerry Mina në Premierligë

“Sport” shkruan se e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë.

Sport

14/07/2018 10:04

Yerry Mina do të largohet nga Barcelona. Trajneri Ernesto Valverde nuk llogarit në mbrojtësin kolumbian për sezonin e ri.

Andaj, Mina do të gjejë një skuadër të re gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Leicester City, West Ham dhe Everton kanë shfaqur interesim për transferimin e Minas, i cili shkëlqeu me paraqitjet e tij në Kombëtaren e Kolumbisë në Kampionatin botëror 2018. /Lajmi.net/