Lamtumirë Barcelona, transferohet në Portugali (FOTO)

Douglas Pereira do të largohet nga Barcelona.

Sport

26/07/2017 12:22

Douglas Pereira do të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mundo Deportivo shkruan se mbrojtësi është i vendosur të gjejë një ekip të ri. Dhe, Benfica ka shprehur interesim për transferimin e tij në Portugali, përcjell “lajmi.net”.

Douglas nuk përmbushi parashikimet e tij në Camp Nou dhe do të largohet nga Barcelona pa kujtime të mira nga aventura te gjiganti katalan. /Lajmi.net/