Lamtumirë Barcelona, transferohet në Milan (FOTO)

Milan kërkon një përforcim nga Barcelona.

Merkato

23/05/2017 07:00

Aleix Vidal pritet të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi i djathtë nuk ka zënë vend në skuadër dhe do të gjejë një skuadër të re.

“Gianluca di Marzio” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në Milan, përcjell “lajmi.net”.

“Rossonerët” kërkojnë Vidalin si përforcim për sezonin e ri.

Por, objektiv i klubit nga San Siro është edhe sulmuesi i Genoas, Giovanni Simeone, i biri i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone. /Lajmi.net/