Lamtumirë Barcelona, Iniesta zbulon klubin e ri

Andres Iniesta ka dy destinacione para vetes pas vendimit për largim nga Barcelona.

Sport

15/05/2018 06:59

Andres Iniesta ka bërë të ditur se ka dy destinacione në konsideratë pas vendimit për largim nga Barcelona.

Legjenda e klubit katalan ka konfirmuar largimin nga Camp Nou, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, ai ka njoftuar se klubi i tij i ri do të jetë nga Kina ose Japonia.

“Më duhet të marr një vendim të rëndësishëm”, deklaroi ai për “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

“Janë dy skenarë, Kina dhe Japonia, më duhet ta zgjedh më të mirën”, u shpreh Iniesta. /Lajmi.net/