Lamtumirë Barcelona, huazohet në Juventus (FOTO)

Andre Gomes mund të largohet nga Barcelona duke u huazuar në Juventus.

Merkato

22/08/2017 10:05

Juventus kërkon një përforcim të ri nga Barcelona.

Mediat italiane raportojnë se në rast të dështimit për blerjen e Kevin Strootman nga Roma, “Bianconerët” do të negociojnë me klubin katalan për huazimin e mesfushorit Andre Gomes.

Reprezentuesi portugez dështoi në sezonin e tij të parë në Camp Nou pas transferimit të madh nga Valencia, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mund të nënshkruajë me Juventusin në javët e fundit të afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/