Lamtumirë Barcelona, Gomes zgjedh klubin e ri

Andre Gomes drejt transferimit në Premierligë.

Sport

13/10/2017 11:51

Andre Gomes do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

“The Sun” shkruan se e ardhmja e mesfushorit portugez pritet të jetë në Premierligë.

Tottenham ka ringjallur interesimin për transferimin e tij pas rihapjes së afatit kalimtar dimëror, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona kishte refuzuar një ofertë me vlerë prej 35 milionë euro për shitjen e Gomesit në Tottenham, para fillimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/