Lamtumirë Barcelona (FOTO)

Javier Mascherano ka njoftuar Barcelonën se dëshiron të largohet nga klubi.

Sport

11/06/2016 09:59

Dani Alves është larguar nga Barcelona.

Kurse, pas tij gjiganti katalan rrezikon ta humb edhe një tjetër futbollist të rëndësishëm.

Javier Mascherano ka vendosur të largohet nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Reprezentuesi argjentinas ka njoftuar drejtuesit e Barcelonës se dëshiron të gjejë një skuadër të re, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Mascherano kërkohet nga Juventus, klub që thuhet se është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e Alvesit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.