Lamtumirë Barcelona (FOTO)

Talenti i madh i Barcelonës, Alen Halilovic do të largohet përfundimisht nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

06/05/2016 11:26

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Alen Halilovic, aktualisht i huazuar në Sporting Gijon, do të largohet nga Camp Nou dhe La Liga, gjatë afatit kalimtar të verës.

Arsenal, Manchester United dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për transferimin e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar se Halilovic është pranë transferimit në Premierligë, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, ai kërkohet edhe nga Sevilla dhe Valencia në La Ligë.