Lamtumirë Barcelona, Alcacer në Premierligë

Paco Alcacer mund të transferohet në Premierligë.

Sport

13/10/2017 13:48

Paco Alcacer do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Daily Mail” raporton se sulmuesi i ekipit katalan mund të transferohet në Premierligë.

Southampton ka shprehur interesim për transferimin e tij në janarin e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Përveç Southamptonit, më herët është përfolur se Alcacer po kërkohet edhe nga skuadra e Celta Vigos. /Lajmi.net/