Lamtumirë Barcelona, a do të jetë ky klubi i ri i Gomesit?

Andre Gomes drejt largimit nga Barcelona.

Sport

23/03/2018 10:11

Andre Gomes pritet të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se mesfushori portugez do të ndahet me klubin katalan, gjatë afatit kalimtar të verës.

Gomes tashmë ka zgjuar interesim nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Milan ose Liverpool, njëri prej këtyre dy klubeve pritet të jetë destinacioni i ri i Gomesit. /Lajmi.net/