Lamtumirë Arsenal, Wilshere gjen klubin e ri?

Crystal Palace me menaxherin Roy Hodgson është i interesuar për transferimin e Jack Wilshere nga Arsenal.

Merkato

11/11/2017 12:56

Jack Wilshere do të largohet nga Arsenal, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Telegraph” raporton se mesfushori anglez ka ofertë nga një rival i Premierligës.

Crystal Palace me menaxherin Roy Hodgson është i interesuar për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Wilshere do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni kur edhe do të skadojë kontrata e tij me Arsenalin. /Lajmi.net/