Lamtumirë Arsenal, Walcott në Serie A

Së bashku me Milanin e Interin në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Roma.

Sport

05/01/2018 13:02

Theo Walcott është gjithnjë e më larg Arsenalit.

Sulmuesi anglez do të largohet nga klubi londinez, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Së bashku me Milanin e Interin në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Roma.

Tre klubet nga Serie A kanë shfaqur interesim për transferimin e tij në formë të huazimit me të drejtë të blerjes në verën e vitit 2018. /Lajmi.net/