Lamtumirë Arsenal, Sanchez me skuadër të re

Arsene Wenger nuk ka lejuar shitjen e Alexis Sanchez verën që shkoi.

Sport

02/10/2017 16:44

Skuadra e re e kilianit, ka mundur të jetë Manchester City, që kishte përgatitur një ofertë të majme për të, që sillej rreth 60-70 milionë euro.

Nëse jo te rivalët e Premierligës, Alexis Sanchez gjatë afatit kalimtar të janarit mund të transferohet në Francë, te liderët e PSG-së.

Skuadra që këtë verë transferoi Neymar dhe Kylian Mbappe, ka përgatitur një ofertë të majme për 28 vjeçarin.

Sipas ‘Daily Express’, PSG janë të gatshëm t’i ofrojnë deri në 10 milionë euro në dorë Sanchezit, për të nënshkruar me skuadrën e tyre, me një pagë pastaj prej 12 milionë euro./Lajmi.net/