Lamtumirë Arsenal, Ozil zbulon klubin e ri

Mesut Ozil dëshiron të ribashkohet me Jose Mourinhon te skuadra nga "Red Devils".

Sport

20/10/2017 11:24

Mesut Ozil ka njoftuar futbollistët e Arsenalit se do të transferohet në Manchester United.

Mesfushori gjerman ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Emirates Stadium.

“Daily Mirror” raporton se Ozil dëshiron të ribashkohet me Jose Mourinhon te skuadra nga “Red Devils”, përcjell “lajmi.net”.

29-vjeçari mund të largohet si futbollist i lirë në verën e vitit 2018.

Ose, mund të shitet në shansin e fundit në janar për një çmim të vogël. /Lajmi.net/