Lamtumirë Arsenal!

Jack Wilshere mund të jetë i detyruar të largohet nga Arsenal.

Sport

09/11/2017 10:05

Jack Wilshere frikësohet se duhet të largohet nga Arsenal për t’i shtuar shanset e paraqitjes në Kampionatin botëror 2018.

Mesfushori i Arsenalit nuk është duke luajtur rregullisht te skuadra angleze.

Andaj, “Mirror” parashikon largimin e tij të mundshëm nga klubi pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, përcjell “lajmi.net”.

West Ham, Swansea dhe Real Betis kanë shfaqur interesim për transferimin e tij. /Lajmi.net/