Lamtumirë Aragones

Ish selektori i Spanjës, Luis Aragones ka vdekur në moshën 75-vjeç, në mëngjesin e së shtunës në një klinikë në Madrid, ka konfirmuar doktori Pedro Guillen. Aragones ishte dërguar në spital pasi ndihej keq dhe kishte humbur vetëdijen rreth orës 6 të mëngjesit, njoftoi Guillen për Radio Nacional. Aragones ishte në drejtim të skuadrës triumfuese…

Sport

01/02/2014 09:50

Ish selektori i Spanjës, Luis Aragones ka vdekur në moshën 75-vjeç, në mëngjesin e së shtunës në një klinikë në Madrid, ka konfirmuar doktori Pedro Guillen.

Aragones ishte dërguar në spital pasi ndihej keq dhe kishte humbur vetëdijen rreth orës 6 të mëngjesit, njoftoi Guillen për Radio Nacional.

Aragones ishte në drejtim të skuadrës triumfuese të Spanjës në Euro 2008, pasi më herët kishte udhëhequr një numër skuadrash në Spanjë, përfshirë katër herë Atletico Madridin, si dhe Barcelonën dhe Valencian.

Aragones po ashtu ishte futbollist dhe bëri më tepër se 370 paraqitje për Atleticon duke fituar tre tituj në La Ligë mes 1966 dhe 1973, si dhe u shpall golashënuesi më i mirë në edicionin 1969-70.

Për herë të fundit ishte i angazhuar si trajner në Fenerbahce më 2008-09, duke arritur deri në finalen e Kupës së Turqisë.

Si trajner i Barcelonës dhe Atleticos fitoi nëntë tituj, si dhe triumfin me Spanjën në Euro 2008.