Lamtumirë Ancelotti?

Carlo Ancelotti nuk i ka punët mirë në Bayern Munich.

Sport

28/09/2017 07:07

Carlo Ancelotti rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit në Bayern Munich.

Strategu italian është nën presion të madh pas humbjes së re nga Paris Saint-Germain me rezultat 3:0.

Kurse, mediat gjermane raportojnë se drejtuesit e klubit do ta paralajmërojnë Ancelottin se skuadra duhet të përmirësohet shpejtë përndryshe ai rrezikon të lirohet nga detyra, përcjell “lajmi.net”.

Ancelotti po ashtu kritikohet për rezultatet jo të mira në fillimin e sezonit në Bundesligë. /Lajmi.net/